Kryeministri Edi Rama është shprehur mjaft kritik ndaj qasjes së Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor gjatë pandemisë. Ai tha se nëse do të kisht pasion të shkruante për këtë do të ishte një libër “besetseller” jo vetëm në Shqipëri.
I pyetur veçanërisht për deklaratën e kryetares së KE, Ursula Von der Leyen, se nëse do të mbeten vaksina në BE, do të mund t’ju jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama u shpreh:
“Nuk dua të bëj më shumë komente për këtë, i kam bërë ato që unë mund të bëj në këtë periudhë, nëse do të vijë dita e nëse do kem pasionin për ti shkruar këto gjëra, libri im do jetë patjetër bestseller edhe jashtë Shqipërisë, por sot nuk ka nevojë për të bërë më shumë komente”.
