Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Protesta e dhunshme në Kongresin Amerikan, vjen reagimi i parë nga Melanie Trump

13:35 / January 11, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5ffc40bd39d26
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Melanie Trump ka reaguar pas trazirave që ndodhën në Kongresin Amerikan.

Në një letër ajo shpreh keqardhjen për situatën e krijuar dhe falënderon amerikanët që e kanë mbështetur Presidentin Trump gjatë 4 viteve.

Si të gjithë ju, unë kam reflektuar rreth vitit të kaluar dhe sesi armiku i padukshëm, Covid-19, preku vendin tonë të bukur. Të gjitha kombet kanë përjetuar humbjen e njerëzve të dashur, rënien ekonomike dhe ndikimet negative të izolimit.

Si Zonja juaj e Parë, ka qenë frymëzuese të dëshmoja nga afër se çfarë njerëzit e Kombit tonë të madh kanë bërë për njeri-tjetrin, veçanërisht kur jemi një nga vendet më të prekura.

Duke marrë parasysh çdo përvojë që kam pasur, e gjeta veten duke kujtuar histori të shumë individëve që tashmë janë në zemrën time.

Kohët e fundit, mendimet dhe lutjet e mia janë për : Veteranin e Forcave Ajrore, Ashli Babbit, Benjamin Philips, Kevin Greeson, Rosanne Boyland dhe Oficerët e Policisë së Kapitolit, Brian Sicknick dhe Howard Liebengood. Unë lutem që familjet e tyre të gjejnë forcë gjatë kësaj periudhe kaq të vështirë.

Jam e zhgënjyer dhe e dëshpëruar me atë që ndodhi javën e kaluar. Më duket e turpshme që rreth këtyre ngjarjeve tragjike ka pasur thashetheme të shumta, sulme të padrejta personale dhe akuza të gabuara ndaj meje.

Kjo periudhë është e rëndësishme për rikuperimin e vendit tonë dhe qytetarëve të tij. Nuk duhet të përdoret për përfitime personale.

Kombi ynë duhet t’ia dalë në mënyrë të civilizuar. Unë dënoj dhunën që ka ndodhur në Kapitol. Dhuna nuk nuk duhet toleruar.

Unë jam krenare për lirinë e vendit, ku gjithsecili shpreh pikëpamjet pa hezitim. Është një nga idealët kryesorë mbi të cilin Amerika është krijuar.

Shumë kanë sakrifikuar për të mbrojtur të drejtën. Prandaj unë do të doja t’u bëja thirrje qytetarëve të këtij vendi të gjejnë pak kohë për të reflektuar dhe për t’i parë gjërat nga të gjitha perspektivat.

I lutem njerëzve që të ndalojnë dhunën, të mos bëjnë kurrë supozime të bazuara në ngjyrën e lëkurës së një personi ose të përdorin ideologji të ndryshme politike si bazë për agresion dhe viciozitet.

Ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, të përqendrohemi në atë që na bashkon dhe të ngrihemi mbi atë që na ndan.

Është frymëzuese të shohësh kaq shumë persona që kanë pasion dhe entuziazëm për të marrë pjesë në zgjedhje, por ne nuk duhet të lejojmë që ai pasion të kthehet në dhunë.

Qëllimi ynë është të jemi të bashkuar dhe të jemi njerëz të mirë dhe të fortë.

Forca dhe karakteri i vendit tonë e ka treguar se mund t’ia dalë pavarësisht ndikimit nga katastrofat natyrore dhe kësaj pandemie të tmerrshme që ka prekur të gjithë.

Pika e përbashkët në të gjitha këto situata sfiduese është vendosmëria e palëkundur e Amerikës për të ndihmuar njëri-tjetrin. Dhembshuria juaj ka treguar frymën e vërtetë të vendit tonë.

Siç e thashë edhe gjatë verës, janë këto momente që përcaktojnë vendosmërinë tonë në momentin që do t’u themi nipërve dhe mbesave se përmes ndjeshmërisë, forcës dhe vendosmërisë, ne ishim në gjendje të mbanim premtimin për të ardhmen e vendit tonë.

Secili prej jush është shtylla kurrizore e këtij vendi. Ju jeni ata, që bënë Amerikën e fortë sot, pasi ju keni përgjegjësinë për të përgatitur brezat tanë të ardhshëm, për ta bërë këtë vend më mirë se sa e gjetën.

Ka qenë nder i jetës sime të shërbej si Zonja juaj e Parë. Unë dua të falënderoj miliona amerikanë që mbështetën burrin tim dhe mua gjatë 4 viteve të fundit dhe treguan dedikimin e pabesueshëm të shpirtit amerikan.

Ju jam mirënjohëse të gjithëve.

Më e rëndësishmja, unë kërkoj mirëkuptim dhe paqe për Kombin tonë të madh.

Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sinqerisht,

Melania Trump.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026

Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull

14:02 / September 3, 2026

Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA!

09:31 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.