Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta në Sukth: Qytetarët duan shërbime, jo propagandë

14:55 / January 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta permbytjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta ka qenë në Sukth ku ka parë nga afër dëmet nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura. Ai tha se qytetarët kanë nevojë për shërbime dhe jo për propagandë.

POSTIMI I METES

QYTETARËT DUAN SHËRBIME, JO PROPAGANDË!
Sot isha pranë banorëve të njësisë administrative Sukth, në fshatrat Vadardhë, Rrushkull e Hamallaj, të përmbytura si pasojë e rreshjeve të ditëve të fundit, të cilët veç pasojave të tërmetit dhe pandemisë, po vuajnë nga dëmet e motit të keq dhe mungesa e ndihmës shtetërore.
U informova prej tyre se dalja e lumit Erzen nga shtrati, ka izoluar me dhjetëra familje, shumë prej të cilave me prezencë shqetësuese uji, ka përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore, ka dëmtuar argjinaturat, si dhe ka bllokuar të gjitha kanalet kulluese dhe tumbinot.
I papranueshëm është fakti se këto familje po vuajnë prej ditësh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ushqimore, për shkak se asnjë autoritet shtetëror nuk i ka paralajmëruar në kohë për të marrë masat e nevojshme.
Problematikë ka edhe në sigurimin e ushqimit për kafshët, duke vënë në rrezik dhjetëra krerë bagëti, burim i vetëm i të ardhurave të tyre.
Për shkak të pasojave të tërmetit, të COVID-19, krizës ekonomike të shkaktuar prej tyre dhe rëndimit të gjendjes nga përmbytjet, është emergjente menaxhimi më i mirë i situatës, duke patur prioritet absolut mbrojtjen e shëndetit, jetës dhe pronave të qytetarëve të rrezikuar, të cilëve duhet t’u garantohen ushqime, ujë të pijshëm dhe medikamente mjekësore.
Është e trishtë dhe e papranueshme për Shqipërinë e vitit 2021 kur dëgjon nga goja e kuksianëve të vendosur në Vadardhë, se janë të detyruar të shesin bagëtitë për të investuar privatisht në ngritjen e argjinaturave për t’u mbrojtur nga përmbytjet.
Fatura e përmbytjeve nuk duhet të rëndojë mbi qytetarët, të cilët kanë sot nevojë emergjente për shërbime dhe jo për propagandë! 🇦🇱

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

11:13 / November 11, 2026

Debat në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës.

10:34 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.