Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konstituohet Komiteti i Emergjencave Civile, mbështetje për projektin e rehabilitimit të Bërdicës

16:47 / January 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Emnergjencat Civile
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rehabilitimi i dëmeve që ka sjellë dalja nga shtrati i lumit Drin në Bërdicë të Shkodrës është vendimi i parë i Komitetit të Emergjencave Civile të saporikonstituuar.

Komiteti diskutoi gjithashtu mbi situatën si pasojë e reshjeve në vend, masat e marra dhe pritshmëritë meteorologjike.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se është bërë i mundur evakuimi në kohë i familjeve të prekura dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë humbje jete. “Kanë qenë prurje të mëdha, ku Kaskada e Drinit ka shkaktuar disa fish më tepër dëme. Kemi mundur të largojmë nga rreziku të gjitha familjet. Nuk kemi dëme në njerëz, ndërsa edhe dëmet materiale i kemi minimizuar aq sa nuk ka të krahasuar me të shkuarën”, tha Peleshi.

Në mbledhjen e tij të parë ku u bë dhe konstitutimi i këtij Komiteti, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako bëri një përmbledhje të situatës së deritanishme, ku pavarësisht reshjeve të dendura, ai tha se situata është nën kontroll.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Belinda Balluku u shpreh se është bërë një menaxhim i mirë i kaskadave për të kontrolluar nivelin e prurjeve dhe të largimit të ujit. Ministrja Balluku bëri me dije se është bërë e mundur hapja e të gjitha akseve, veç Thethit, ku ajo kërkoi edhe ndihmën e Forcave të Armatosura me mjete të rënda.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi informoi se falë marrjes së masave në kohë, të gjithë hidrovoret janë në funksion të plotë për largimin e ujit, ndërsa pastrami dhe ndërtimi i argjinaturave mbrojtëse ka bërë që edhe lumenjtë të jenë nën kontroll. Znj.Ekonomi kërkoi edhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të bërë të mundur që pas kalimit të situatës të ndërhyhet për rehabilitimin e dëmeve që ka sjellë dalja nga shtrati i lumit Drin në Bërdicë të Shkodrës.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Prof. Asoc. Bajram Begaj siguroi se janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet operacionale për përballimin e situatës, duke përfshirë edhe disa mjete të rënda.

Drejtori i IGJEUM bëri të ditur se pas datës 13 janar pritet edhe një përmirësim i kushteve atmosferike që do të sjellë dhe tërheqjen e lumenjve brenda shtratit të tyre.

Bërdicë Komiteti i Emergjencave Civile
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.