Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rebelimi sjell gjobë për Strakoshën, në Itali janë të sigurt: Lacio do ta shesë që në janar

18:23 / January 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
strakosha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thomas Strakosha është në shitje. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Italia, ku nga burime pranë Lacios është mësuar se klubi italian është gati ta shesë portierin nëse merr një ofertë të mirë nga klubet angleze që janë interesuar shpesh për të.

Sipas portaleve pranë klubit lacial, rebelimi i Strakoshës pasi ka mësuar se nuk do të ishte titullar këtë javë ndaj Parmës, i ka kushtuar shtrenjtë portierit shqiptar. Ky i fundit kishte hedhur dorashkat në tokë pasi kishte mësuar vendimin e Inzagit dhe kishte braktisur fushën stërvitore, duke shkuar direkt në shtëpi e deklaruar se kishte probleme fizike. Klubi e mbështeti këtë hipotezë për të mos krijuar telashe mediatike, por është mësuar se Strakosha është gjobitur për këtë veprim të tijin.

Të njëjtat burime tregojnë se pakënaqësia e portierit dhe ky rebelim, kanë shtyrë drejtuesit e Lacios që të planifikojnë largimin e shpejtë të tij. Portieri në verë kërkonte rinovimin por që kur Reina ka filluar të luajë titullar, ka refuzuar të hedhë firmën në zgjatjen e marrëveshjes aktuale që përfundon në vitin 2022. Kësisoj; Lacio ka vendosur ta nxjerrë në shitje që në janar dhe pretendon të përfitojë rreth 15 milionë euro nga shitja e tij, duke e parë këtë si momentin e përshtatshëm pasi planifikohet qëndrimi i tij në stol në vijimin e sezonit dhe vlera e lojtarit mund të bjerë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.