Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Të krijon një gjendje ankthi, depresive”, Bujar Kapexhiu rrëfen eksperiencën e infektimit me Covid-19

16:24 / January 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bujar Kapexhiu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu ka ndarë me publikun eksperiencën e tij të infektimit me Covid-19.

Ai ka treguar se menjëherë se kishte kuptuar se kishte pasur temperaturë kishte bërë tamponin, i cili kishte rezultuar pozitiv.

Kështu, Kapexhiu kishte marrë mjekimin e duhur tek mjeku dhe ishte izoluar në shtëpi me partneren, të cilës gjithashtu ia kishte ngjitur virusin pas 2-3 ditësh.

Me humor, aktori është shprehur se kaq shumë sa qëndroi me bashkëshorten në shtëpi gjatë izolimit, s’kishte qëndruar në 50 vite martesë.

“Mata temperaturën e kisha 37.4, të nesërmen shkova bëra tamponin dhe dola pozitiv, menjëherë shkova tek mjeku dhe mora ilacet. Pra duhet që në momentin e parë, s’duhet ta neglizhosh duke thënë se do më iki temperature dhe do bëhem më mirë. Në këtë drejtim nuk ka trimëri, duhet kujdes dhe  të dëgjojmë se cfarë thonë mjekët. Na zuri të dyve bashkë, zonjën time pas 2-3 ditësh, natyrisht ia ngjita unë. Kemi ndejtur një muaj së bashku brenda pa dalë dhe them 50 vite i martuar me gruan dhe kurrë s’kam ndejtur kaq shumë sa ndejta gjatë koronavirusit,”- tha ai.

Gjithashtu, aktori rrëfeu edhe ndjesitë e përjetuara për shkak të virusit dhe frikën që ndjente kur mësonte se njërëzit ndaheshin nga jeta për shkak të Covid-19.

 “Të krijon një gjendje ankthi, depresive, një gjendje që brenda vetes e ndjen si do shkojë. Fatkeqësishtr vijnë informacione për vdekje të njerëzve të dashur, të miqve, njerëzve të afërt dhe thua vallë mos erdhi rradha ime. Në përgjithësi tërë jetën time kam qenë i kujdesshëm ndaj këshillave të mjekëve.

Padyshim që do e bëj vaksinën, përderisa është shpikur për këtë gjë, vaksina është shpëtim. Në këshillën e mjekut, ata urdhërojnë.”- tha Kapexhiu.

Bujar Kapexhiu tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij

18:19 / September 9, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026

Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

18:20 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.