Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vaksina anti-Covid/ Mjekja e ISHP-së zbulon simptomat që ka ndjerë stafi mjekësor në Shqipëri pas marrjes së dozës së parë

10:40 / January 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5ffebb5feef75
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej dy ditësh në vendin tonë ka nisur vaksinimi kundër COVID-19. Vaksina që ka ardhur në vendin tonë është Pfizer-BionTech, e cila ka një mbrojte deri në 95%.

Mjekja mikrobiologe në Institutin e Shëndetit Publik, Blerta Brati ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ëake Up” ku shpjegoi me detaje se çfarë është kjo vaksinë dhe efektet e lehta anësore të saj.

“Njeriu duhet ta dijë që sapo lind vaksinohet. Kështu që çdo vaksinë kalon fazat e veta, kalon gjithë provat e nevojshme para se të vijë në shërbim të njerëzve.

Vaksina që është aktuale dhe njerëzit me të vërtetë kanë një lloj frike dhe stepje, pasi është hera e parë që përdoret në njerëz. Pfizer dhe Moderna përdor ‘ARN mesager’, që nuk është gjë tjetër veçse një sekuencë kalimtare, një fotokopje e ADN së virusit, e cila do prodhojë gjithë informacionin gjenetik të mundshëm për prodhimin e proteinave në trupin e njeriut, që të ketë mundësi pastaj ta shndërrojë trupin e njeriut në një fabrikë prodhimi proteinash.

Por, pas disa ditësh ajo do shkatërrohet dhe gjithë procesi do të ndodhë në citoplazmën e qelizës dhe jo në bërthamën e qelizës ku është ADN-ja.

Efektet anësore janë efekte të lehta që prekin një në 10 persona. Dhimbje në vendin e injektimit, skuqje, dhimbje e përgjithshme, mund të kenë dhimbje koke, mund të ketë të dridhura. Por nuk duhet të shqetësohemi, pasi tregon se kjo vaksinë po jep efekt. Pastaj, efektet më të rënda, ajo që është vënë re është se 1 në 100 mijë ka një shok alergjik”, theksoi mjekja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.