Ministria e Jashtme greke ka reaguar ndaj dekaratave të kryeministrit Edi Rama në një emision televiziv ku u shpreh se Tirana dhe Athina po diskutojnë ende për kufirin detar.
Burime diplomatike nga Ministria e Jashtme Greke thonë për gazetën greke “I Avgi” se dy vendet nuk po diskutojnë kufijtë.
“Dy shtetet nuk po diskutojnë kufijtë, pasi ato janë të përcaktuara në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe asnjë negociatë nuk bëhet për to”, thanë burimet diplomatike nga ministria e Jashtme greke, raporton Neësbomb.al.
Në të njëjtën kohë burimet kujtojnë marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë nënshkruar në Tiranë më 21 mars 1996 “ku të dy shtetet shpallin respektin e tyre për parimin e paprekshmërisë së kufijve ekzistues, dhe pranojnë se midis tyre kufiri është një kufi i paqes dhe miqësisë”.