Sot është dita e tretë e vaksinimit kundër virusit COVID-19 në Shqipëri.Procesi po vijon të kryhet në ambientet e stadiumit “Air Albania”.
Në ditën e tretë vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë të betejës me COVID-19 të spitalit Infektiv, për të garantuar asgjësimin e rrezikut nga armiku i padukshëm.
Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka shpërndarë foto të stafit mjekësor teksa marrin dozën e parë të vaksinës antiCovid.
Kujtojmë se ditën e djeshme u vaksinuan 60 mjekë, infermierët dhe epidemiologë, ndërkohë që Kryeministri, teksa pa nga afër procesin e vaksinimit falënderoi ekipet për punën e tyre.
POSTIMI I MANASTIRLIUT:
💉Dita III e vaksinimit #antiCOVID🙌🏼
Vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë të betejës me #COVID19 të spitalit Infektiv në Air Albania Stadium 👍🏼
#ShqipëriaBuzëqesh🌼


