Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet çifti i bashkëshortëve, shpërndanin drogë dhe…

12:26 / January 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia fier 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një çift bashkëshortësh nga Fieri janë vënë në pranga për shpërndarje të drogërave të forta dhe përdorim të kartëmonedhave false.

Sipas burimeve policore, atyre u janë sekuestruar 28 doza kokainë dhe 24 doza kanabis sativa. Ndërkohë është dokumentuar se kanë përdorur kartëmonedha false në të paktën tre blerje në Lushnje dhe Divjakë.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “SHTEGËTARI”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe për parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave.

Operacioni i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Vihen në pranga dy shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 28 doza kokainë dhe 24 doza cannabis sativa.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “SHTEGËTARI”, në kuadër të të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit:

E. B., 56 vjeç dhe R. B., 44 vjeçe, banues në Fier (bashkëshortë).

Gjatë hetimit disa mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, rezultoi se këta shtetas merreshin me veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të falsifikimit të monedhave.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre të marë me qera në Fier, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe 24 doza me lëndë narkotike cannanis sativa.

Gjithashtu për këta shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerë urdhër ndalimi për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” pasi këta shtetas, në qytetin e Lushnjes dhe Divjakës, në kohë të ndryshme kanë blerë artikuj me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, ku janë dokumentuar 3 raste në muajt Korrik dhe Dhjetor 2020.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.