Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli mbrëmjen e sotme mbi vaksinën Pfizer të ardhur në Shqipëri.
Sipas Ramës kontrata e Pfizer do të bëhet publike, pasi do dërgohet në Parlament.
Rama ka shtuar se vaksinimi pritet dhe ka ambicie të mbyllet për 14 muaj në vendin tonë.
“Kam shkuar në Nju York dhe i kam kërkuar numrit një të Pfizer që të mos e lënë Shqipërinë jashtë. Ka qënë produkt i shumë lidhjeve, njohjeve e kontakteve. Kemi filluar vaksinimin, kemi garantuar një kontratë me Pfizer dhe do ta çojmë dhe në parlament sipas kërkesës së tyre. Kontrata me Pfizer do të jetë publike. E mbulonte sekreti sepse ishte në kushtet e sekretit. Do të shkojë në parlament.
Kemi garantuar 500 mijë doza. 10780 do vijnë në janar. Do vijnë rreth 30 mijë në shkurt. Kemi parashikuar me tre skenarë ta mbyllim për 14 muaj. Në skenarin e tretë është në 24 muaj. Spanja tha se do e mbylli në vitin 2024. Duam të jemi ambiciozë dhe ta mbyllim në 14 muaj. Ajo që po them është se ne në bazë të këtij plani jemi të vendosur se duke ecur me shpejtësi të shkëpusim hallka. Vaksinimi ka dy efekte tek personi dhe tek komuniteti për të mos përhapur. 2.2 milionë shqiptarë duhet të injektohem, është shifër e përafërt nuk është e saktë”, tha Rama.
