Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçare e cila ka dhunuar fizikisht babain e bashkëshortit të saj.
Burime zyrtar bëjnë të ditur se arrestimi është bërë nga komisariati nr.3.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj”, thotë policia.
