Një infermier eshte gjendur i vrarë pasditen e sotme në fshatin Xhyerinë të Vlorës.

Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet Q.G. siç njofton policia, nga dyshimet e para mendohet se ai ka vrarë veten me armë gjahu.
Bëhet e ditur se 58-vjeçari punonte si infermier në këtë fshat, ndërsa jetonte i vetëm.
Dy muaj më parë, edhe nëna e tij ishte ndarë nga jeta, ndërsa ai jetonte vetëm më të, pasi nuk kishte krijuar familje.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.