Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Spiropali uron 29 vjetorin e themelimit të Fressh dhe bën premtimin e madh: Drejt mandatit të tretë me Edi Ramën kryeministër

14:10 / January 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
138949310 10160505195922926 7714515374958857690 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja Elisa Spiropali me rastin e 29-vjetorit të krijimit të FRESSH ka kujtuar fillesat e saj në Partinë Socialiste.

Spiropali shkruan se FRESSH i mësoi se njerëzit të duan për atë që je, jo për pozicionin që ke.

Jo vetëm kaq, por Spiropali beson se PS do të fitojë këtë vit mandatin e tretë qeverisës, pasi Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria në 30 vitet e fundit.

Postimi i plotë

FRESSH më mësoi se njerëzit të duan për atë që je, jo për pozicionin që ke. E kam vath në vesh në çdo hap.

FRESSH më mësoi të punoj në ekip, të udhëtoj për të njohur dhe kuptuar Shqipërinë.
FRESSH më dha miq kudo, që kurrë nuk i harroj.

FRESSH ishte një shkollë. Sot është një mundësi e madhe. Për t’u bashkuar rreth vizionit plotësisht të mundshëm të Shqipërisë Evropiane. Për një shoqëri më të drejtë. Me punë që të nderon. Me respekt për ligjet por edhe për të drejtat. Me administatë të meritës jo të tarafit. Me qytete të rilindura. Me fshatra të mbjellë. Me shkolla moderne. Me mësues të denjë.

Ne Shqipërinë e kemi ngritur në këmbë. Në mandatin e tretë Shqipëria do të vrapojë. Me Edi Ramën, Kryeministrin më të mirë të 30 viteve. Që nuk hakmerret për dje. Që nuk mendon vetëm për sot. Por punon për të ardhmen e Shqipërisë dhe të rinjve shqiptarë në mes të Evropës.
Gëzuar ditëlindjen FRESSH!
Forcë dhe guxim!
E mira është e gjitha përpara!
#FRESSH29 #PS3💜

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

11:13 / November 11, 2026

Debat në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës.

10:34 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.