Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kunati i Bashës padit në gjykatë Erion Veliajn për vilat

17:57 / January 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erion Isufi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kunati i kreut të opozitës, Lulzim Basha, ka paditur për shpifje dhe fyerje kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Shtetasi Erion Isufi e ka depozituar padinë e tij në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin dhe Organizuar.

Në padinë e tij,  Isufi ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme të shpallë fajtor Veliajn për akuzat që ky i fundit se pala paditëse zotëronte katër vila dhe i kishte përfituar ato gjatë përiudhës së pandemisë, duke fshehur qëllimisht të vërtetën rreth kësaj çështjeje.

Motivi që Isufi pretendon se e ka shtyrë Veliajn, si drejtues i fushatës së PS-së në Tiranë, të hedhë akuza të tilla me qëllim që të dëmtojë perceptimin e publikut për viktimën e akuzave si familjar i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një konteiner për familjet e tërmetit. 

U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi”, tha Veliaj, çka e shtyu Isufin të padisë kryebashkiakun e Tiranës.

Erion Isufi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

11:13 / November 11, 2026

Debat në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës.

10:34 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.