Policia e Vlorës po bën kontrolle në të gjithë qarkun për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për armëmbajtje pa leje.
Oficerë të krimeve kanë ngritur postbllok sot në hyrje të qytetit të Vlorës.
Vlora prej vitesh qëndron ndër qarqet më problematike për kriminalitetin, ndonëse kohët e fundit është përmirësuar ndjeshëm.
