Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që masat të vijojnë ato që janë me orarin policor 22.00-06.00. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se situata nuk është alarmante dhe në dy javët e fundit mesatarja e infektimeve ditore ëhstë 260 raste.
Megjithatë ajo bëri thirrje për të respektuar masat. Përsa i përket mësimit online të universiteteve, ndryshe nga herët e tjera këtë herë vendimi ishte deri në një urdhër të dytë.
“Gjithashtu duke qenë se data 18 ishte data e fundit që do të vlerësonim fluturimet me Britaninë e Madhe duke qenë se ka disa informacione të shtuara për rritjen e numrit të rasteve të infektimeve me variantin e ri që ka sjellë rritje të infeksionev enë Mbretërinë e Bashkuar koimiteti ka marr flerëim që fluturime do të rinë të pezulluara deri më 1 shkurtr dhe më pas e kemi në rivlerëis”, tha Manastirliu.
