Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar video nga një nga clubet e natës në Tiranë, ku ajo që vihet re është një mosndërgjegjësim total, ku asnjë masë anti-COVID nuk respektohet.
E pikërisht për këtë, Beqaj thotë se një gjë e tillë është moralisht e papranueshme dhe ligjërisht e dënueshme, madje edhe ofenduese për ata që zbatojnë ligjin.
” Ndjesë çdo vajze apo djali, gruaje apo burri, që mund t’i kem cenuar privatësinë duke bërë publike këto pamje se si janë argëtuar mbrëmë. Por janë në moshë madhore dhe janë të vetëdijshëm për shkallën e (mos)zbatimit të ligjit. Cenimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Për më tepër, “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin”, shkruan Beqaj.