Një ditë më parë një 10-vjeçare humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u përplas nga një mjet në rrugën “Njazi Meka”.
Një ditë më pas, babai i të miturës rrëfen momentet e fundit kur ishte ndarë me vajzën. Iliaz Petali thotë se ajo ishte e shoqëruar me gjyshen përdore teksa makina kishte kaluar me shpejtësi dhe pas ngjarjes shoferi ishte larguar.
“Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte me te gjyshen për dore. Shoferi erdhi e përplasi. Aksidenti mund ti ndodhe çdokujt por shoferi beri gabim se ishte me shpejtësi ne rruge lagje. E përplasi fëmijën dhe iku. Mund te ketë qene i pire po ia le shtetit ne dore te beje drejtësi. Këtu s’ka as rruge as trotuar asnjë kusht.”, tha ai. Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestua Alban Guri, i cili drejtonte mjetin që u përfshi në aksident.
