Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar foton e dy viteve më parë, kur u beta me dorën mbi Kushtetutë për të marrë postin e zëvendësit të Ramës.
Ai shkruan se u betua për të punuar fort, shërbyer ndershëm dhe për të mos vjedhur e harruar askënd, ndërsa shton se që prej asaj dite ka drejtuar 43 mblehdje qeverie.
Braçe tregon se në mbledhjet e drejtuar nga ai, janë miratuar dhe firmosur nga ai vendimet për aeroportin e Kukësit, ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit së minierës së kromit në Bulqizë dhe ndryshimin e marrveshjes së koncesionit të skanimit me edekt mbi shtyrjen e pagesave nga buxheti i shtetit për kompaninë.

