Opozita zhvillon sot protestën e paralajmëruar që para një muaji kundër qeverisë “Rama”. Partitë opozitare i kanë bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen kësaj proteste kundër varfërisë dhe krizës ekonomike në vend. Ata kërkojnë një qeveri tranzitore që të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Një ditë më parë policia paralajmëroi se në protestë do të ketë persona me precedentë penale dhe ish të dënuar që do të përdorin dhunë, por vetë opozita e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se kriminelët janë në qeveri.
Përplasje mes policisë dhe opozitës pati dhe për lejen e PD-së që të rrethonte kryeministrinë, por që nuk u pranua nga policia. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi tha se e vendos populli se ku do të protestojë.
Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, autobusë e mjete të shumta me qytetarë janë nisur nga 12 qarqet e vendit.
Sipas PD-së, drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë
Qarku Shkodër – 8000 qytetarë
Qarku Lezhë – 6800 qytetarë
Qarku Kukës – 4000 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9100 qytetarë
Qarku Elbasan – 7500 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 4800 qytetarë
Qarku Vlorë – 4500 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë
Qarku Korçë – 4200 qytetarë
