Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli e ftuar në emisionin ‘Log’ ka komentuar bashkëpunimin e saj me Astrit Patozin.
Topalli në fjalën është shprehur se janë akoma nuk ka një ndarje të qarqeve ku do të kandidojë por e rëndësishme është qëndrimi i përbashkët.
Sipas saj pjesë e partisë së saj nuk do të jenë më emra të njohur që janë shkëputur nga PD-ja siç është Imami, Rusmajli, por do të jenë emra të tjerë.
“Imami, Rusmali, Bode, etj, janë një ndër kolegët e mi më të aftë që ka pas politika, jo vetëm për eksperiencën por për vendimet e forta, dhe bagazhin politik që ato mbartin. Në lista tona nuk ka politika karriere janë emra jopolitik. Nëse flasim për ndryshim duhet të sjellësh dhe figura që sjellin ndryshim. Ato kanë zgjedhur që tashmë të jenë në profesionet e tyre, unë do të isha e nderuar nëse do të kisha në listat e partisë emra të tillë”, ka thënë Topalli.
