Rritja e pagave të mësuesve ishte një lajm i mirë për ta në këtë fillimviti 2021, kur dhe hyri në fuqi vendimi.
Sipas tij, nga 1 janari pagat e mësuesve janë rritur me 15%. Gazeta “Shqip” ka publikuar tabelën e rritjes së pagave. Rritja bëhet për mësuesit në varësi të pozicionit që kanë. Pavarësisht se rritja e pagës është në nivelin 15%, përfitimi nuk është i njëjtë, pasi rritja bëhet në shtesën për pozicion.
Rritjen më të madhe e përfitojnë drejtuesit e shkollave të mesme me mbi 700 nxënës. Për këtë kategori shtesa në pozicionin bruto ishte 61 000 dhe tani bëhet 70 150. Në këtë rast, rritja bruto është 9150 lekë, ndërsa neto 6936 lekë.
E njëjta skemë ndiqet edhe për kategoritë e tjera. Paga mesatare e sistemit arsimor në Shqipëri për vitin 2020 ishte 65.800 lekë, e cila me rritjen prej 15% arrin shifrën 72.000 lekë.

