Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtesa e apartamentit, IMT i lë 5 ditë kohë Lulzim Bashës

18:39 / December 27, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha apart
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas publikimit nga media të pamjeve nga shtesa e 4 dhomave pa leje që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë në apartamentin e tij në katin e 12-të që gjendet në rrugën “Dervish Hima”, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit tentoi të verifikonte në terren. Ish kryetari i Bashkisë së Tiranës dyshohet se ka ndërtuar 4 dhoma shtesë në pallatin ku ai banon, por ky i fundit nuk e lejoi IMT që të kryente detyrën.

Inspektorë të IMT-së u paraqitën gjatë ditës së sotme në apartamentin në pronësi të kreut të opozitës, për të bërë verifikimet e nevojshme nëse apartamenti i kryetarit të partisë më të madhe opozitare, PD, është në përputhje me dokumentacionin dhe planimetrinë mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit të pallatit.

Kreu i PD-së hodhi poshtë si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij dhe akuzat se kishte abuzuar me detyrën, por nuk i lejoi inspektorët që të kryenin verifikimet. Nisur nga kjo, IMT-ja i dorëzoi kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare ku i la 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vet në kohën që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

apartament Basha imt inspektore refuzim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.