Dy makina janë përfshirë në një aksident mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Fier-Vlorë, ndërkohë që raportohen se ka të plagosur.
Një mjet Suzuki dhe një Mercedes Benz janë përplasur kokë më kokë, ndërsa drejtuesi i një prej mjeteve ka mbetur i plagosur rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit, teksa dyshohet se ka qenë shpjetësia tej normave të lejuara.
