Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili po tentonte të kalonte klandestinë të paligjshëm me skaf nga Vlora.
Kujtojmë që sirianët për pak sa nuk humbën jetën për shkak të motit të keq ndërkohë që më herët u vunë në pranga dhe personat që i kishin strehuar, pronari i një hoteli në Tiranë dhe ai i një shtëpie në fshatin Trevllazër në Vlorë.
Lexo edhe- Gjenden 50 sirianë në Vjosë, do iknin me gomone në Itali
NJOFTIMI
Vlorë
Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve dy javë më parë.
Shkon në tre numri i personave të arrestuar, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Në pranga drejtuesi i mjetit lundrues.
Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin:
E. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti), me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.
