Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Konflikti për privatizimin e ARMO-s dyshohet se çoi në ekzekutimin e Santos, miku i tij tregon detaje të panjohura më parë

11:25 / January 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
santo vrasja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arratisja e vrasësve të Artan Santos në fshatrat mes Krujës, Kurbinit dhe Lezhës ishte një piknisje e rëndësishme për të përqendruar operacionin policor. Në këtë zonë, kanë bazat disa prej grupeve më të rrezikshme kriminale. Ishte e qartë se të implikuar ishin personazhe që e njihnin mirë territorin.

Mes të dyshuarve, policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje shtetasin Gjergj Tushaj, i njohur edhe me emrin Gjokë Tushaj.

Tushaj njihet si mik i biznesmenit Rezart Taçi, me të cilin kishte raporte të afërta. Në periudhën e lulëzimit të Taçi Oil, Tushaj shërbente si menaxher në Veri të vendit. Ky është një prej personave kyç që lidhet me të ashtuquajturën pista azere e ARMO-s. Dyshimet e implikimit të tij në transaksionin ku u përfshi Credins do ti tregojmë pak më poshtë.

‘Në Shqiëpri, fakti që u bë te dera ishte me mesazh të qartë, e para që ne të heqim se kemi problem askënd e së dyti kushdo që na kundërvihet do ketë fatin e personazhit që ekzekutuan” u shpreh gazetari Artan Hoxha për Top Story.

Në vitin 2008, shoqëria shtetërore e naftës ARMO u ble nga “Amra Oil” e cila u prezantua si kompani amerikane. Në fakt, pas konsorciumit qëndronte biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Ai kishte përdorur për mbulim një shoqëri aksionere me bazë në Teksas.

Taçi bleu për 128 milionë euro ARMO-n edhe pse nuk kishte para’ të paguante. Ai mori një kredi prej 75 milionë eurosh nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit me pronësi mbi 50 % shtetërore. Rezart Taçi, është marrë në pyetje pas vrasjes së Santos nën cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Referuar dëshmisë që publikohet për herë të parë nga Top Story, ai thotë se shuma prej 75 milionë eurosh ka ardhur si depozitë në Credins fillimisht…Më pas, paratë janë derdhur në llogarinë e kompanisë “Amra Oil” për kreditimin e blerjes së ARMO-s. Një vit më vonë, azerët kërkuan kthimin pas të parave.

“Në atë kohë mbaj mend që, sepse e kam pyetur të djerin Santo, dhe thotë e kam zgjidhur operacionin duke i shpëtuar jetën edhe shqipraëve që ishin përfshirë në histori.

Pra, jo vetëm zgjidhëm konfliktin dhe u mundësuam azërëve të dilnin ga problem, por edhe bzinesmeni shqiptar i përfshirë ka dalë me 30 milion dollar” u shpreh gazetari Artan Hoxha

“Kur filluan të dali problemet në marrdhëniet mes tyre e kam pyetur, dhe ishte shumë i prerë e shumë i besueshëm për mua.

Tha degjo: cfarë tonë është problemi atyre, problemet e bankës janë që i kemi gjithë dokumentacionit të rregullt e të them në këtë moment që pyet që i kemi mbyllur problemet me firmën azere…” u shpreh Eduard Mazi, mik i Artan Santos.

Taçi thotë se me Santon ka pasur raporte miqësore. Në bankën Credins ai ka marë disa kredi me vlerë mbi 10 milionë euro.

Madje, ai ka blerë edhe 4.6 % të aksioneve të Credins, të cilat i ka shitur më pas. Janë disa ngjarje kriminale të tjera të cilat kanë fije të përbashkëta mes ekzekutimit të Santos dhe kredisë prej 75 milionë euro të azerëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.