Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Topalli tregon kushtin që ka për t’u bashkuar me Partinë Demokratike: Në karrierën time nuk jam përfshirë në asgjë korruptive

17:34 / January 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topallibasha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim” thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm, por thekson se nuk mund të bëhet me Lulzim Bashën kandidat për kryeministër.

Sipas Topallit, në vend që të ndodhë bashkimi i partive të djathta “ka ndodhur përçarja e të djathtës. PD-së i ka rënë kolonat e shtëpisë”.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme për mua se të shoh të djathtën bashkë. Ka kohë për ta bërë këtë, nëse do të gjenim një kandidat të pakorruptuar”, thotë Topalli duke theksuar se populli ka alternativa më të mira se 3 udhëheqësit e partive kryesore.

“Nuk kemi pse të ngelemi peng te tre emrat që me çdo kusht duan të jenë në krye të qeverisë. Nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht kryetari i partisë, kryeministër. Në Gjermani është zgjedhur 3 ditë përpara, kryetari i CDU-së por si kandidat për kancelar ata po mendojnë të gjejnë një tjetër emër. Në vendet ku nuk mbizotëron korrupsioni dhe ka racionalitet mendohet për të ardhmen e vendit dhe jo të kryetarit. Mendoj se ka ardhur momenti të bëjmë diçka edhe në Shqipëri”.

Ndërkohë, vetë kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, prezanton si pikën më të fortë të saj faktin që është e pakorruptuar. “Në karrierën time politike, gjithë këto vite, asnjëherë nuk jam përfshirë në asgjë korruptive”, thotë ajo.

Topalli etiketon drejtpërsëdrejti kryetarin e Partisë Demokratike kur thotë se nuk ka në drejtimin e partisë nuk ka respektuar rolin e tij. “Gjatë mandatit të parë të opozitës, në parti ka pasur debate për mënyrën si nuk po bëhej opozita, por të paktën kishte brenda deputetë të vërtetë. Kur deputetët bënin betejë të vërtetë, kryetari i tyre, jo vetëm që nuk i udhëhiqte, por merrej me çështje familjare, merrej me një kat shtesë apo me probleme të tjera të agjendës ekonomike.

Probleme që kishin të bënin me çështje të veçanta si ligji për arsimin apo nevoja për protesta të vazhdueshme kundër kapjes së pushtetit nuk udhëhiqeshin nga lidershipi”.

Sipas Topallit, në Shqipëri, problemi i vetëm, nuk ishte qeveria, por edhe opozita që nuk luante rolin e saj për të kufizuar pushtetin e pakufizuar të kryeministrit Rama. “Por, Basha i la fushë kryeministrit, dezertoi”, shton ish-kryetarja e parlamentit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.