Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Xhevair Zeneli: Në SHBA kam punuar në ndërtim, roje etj. Ça kujtoni ju se punojnë andej shqiptarët?

17:58 / January 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhevair Zeneli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori i humorit Xhevahir Zeneli, ka thënë se kur ka jetuar në Amerikë, ka punuar si roje nate.

Ai ka rrëfyer dhe disa detaje të tjera nga jeta e vet.

“Unë jam nga Luarasi i Kolonjës, fshati i mendjes nga ku kanë dalë tre mësues të mëdhenj.

Madje në filmin tim të parë me regji të Vladimir Priftit, unë kisha rolin që të vrisja mësuesin, Petro Nini Luarasi.

Unë babain e kam pasur polic, edhe një vëlla po kështu.

Unë në shkollë nuk kam qenë ndonjë me mesatare të mirë.

Por kisha një kryetar Komiteti që më tha ti do shkosh në shkollë.

Birçe Hasko më vonë më tha që ‘ke qenë në teh të thikës, edhe mund të të flaknim jashtë’.

Por unë nuk kam pasur mik, pasi unë kam qenë djalë i një polici dhe i një nëne që ishte kamariere.

Në Amerikë punoja roje shkolle, por brenda javës ma vodhën shkollën 5 herë”, tha ai, ndërsa në një intervistë të mëparshme ka treguar punët e vështira që ka bërë gjatë kohës që jetonte në Amerikë:

“Unë kam bërë punë të ndryshme atje. Ne rrinim në një kafene ku shpërndaheshin punëtorët zakonisht, si tek “Ushtari i Panjohur”.

Dhe i bëj përshtypje njërit, ai s’më kishte parë asnjëherë në televizor, jo për faj të tij. Më shikonte që rrija mendueshëm dhe më tha: Di të punosh ti?

-Po i thashë.

-A di të bësh çati, më tha?

-Po, iu përgjigja. Më morën më futën në një furgon dhe na çuan në një ndërtesë. Do shtrohej një kartoserë për të mbuluar çatinë.

Hipëm lart në çati dhe kur po errej do zbrisnim. Zbritën të gjithë dhe më thanë edhe mua zbrit. Jo u thash nuk zbres dot, mu duk shumë lart. Mu duk tmerr.

Pasi bëmë debat të madh erdhi zjarrfikësja. Vunë shkallët ata, erdhën dy burra të shëndoshë më vunë duart si termometër dhe më zbritën. Zbrita poshtë dhe po rrija.

Pashë që zjarrfikësja vuri gjobë, 1 mijë dollarë. Erdhi sërish ai burri dhe më tha: Të pashë më aty ku kërkon punë e di ç’do të të bëj apo jo?

Më vonë arrita në shkallën më të lartë dhe u bëra polic roje në një shkollë”.

Xhevair Zeneli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.