Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Sokol Markut dhe vëllait të tij E. Marku të cilat kapin vlerën e 5 mln eurove.
Mësohet se Sokol Marku ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali ndërkohë që është nën hetim dhe për pastrim parash dhe dhënien e parave me fajde. Ndër pronat që kërkohet për sekuestrim janë 18 automjete luksoze, 10 pasuri të paluajtshme si vila e apartamente si dhe 2 lokale në pronësi të tij.
