Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama nxjerr detajet për ekzekutimin e 4 protestuesve në 21 Janar: Dosja e të akuzuarve si një libër satirik. Ja çfarë thuhet në të!

11:00 / January 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 600951ad5b40f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat për vrasjen në bulevard të Hekuran Dedë, Ziver Veizit, Faik Myrtajt e Aleks Nikatj ka thënë se sot është një ditë reflektimi në rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë.

Rama më tej ka thënë se procesi i formatimit të sistemit në Drejtësi po vijon dhe shpresa nuk duhet humbur. Ai ka shtuar se nëse duhet të shohim dosjen e personave të akuzuar për 21 Janarin, sipas tij mund të mendohet se në fakt janë faqet e një libri satirik.

“Dy persona të evidentuar si persona që kanë vrarë konsiderohen nga gjykata si dy individë që nuk kanë bashkëpunuar dhe nuk e njihnin asnjë prej viktimave dhe nuk kanë bashkëpunuar me persona të tretë.” ka thënë Rama ndër të tjera.

Sipas Ramës duke cituar gjykatën, këta persona nuk kanë dashur të vrasin por kanë krijuar viktima.

“Njësoj si terroristët që vënë bomba dhe nuk i njohin viktimat” ka deklaruar Rama.

Më tej ai e ka cilësuar si absurd dhe si jetë reale e sistemit të drejtësisë që po përballet qeveria në pozicionin që i takon. Ai ka shtuar se po përpiqen të gjitha strukturat për të çuar para sistemin e Drejtësisë.

“Vettingu është filtri që pastron prurjet në sistemi. Është pastruar nga kanceri që degradoi sistemin duke degraduar organizmin e shtetit. Do jetë faza tjetër e sistemit të pastruar nga kanceri që do të realizojë atë që njerëzit presin me padurim. Goditjen e të gjithë atyre që morën peng drejtësinë dhe e bënë vendin tonë ku e drejta shitej e blihej.” ka thënë Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.