Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“21 janari, njollë turpi”, Bushati reagon ashpër: Drejtësia, garanci e vetme…

13:00 / January 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një dekadë drejtësi e munguar shprehet ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në përvjetorin e dhjetë të protestës së 21 janarit 2011 duke thënë se është koha që të rritet presioni publik për të transformuar pushtetin gjyqësor nga një pushtet të korruptuar në një forcë aktive që mbështet shteti, shoqërinë dhe forcon kohezionin shoqëror.

Duke folur për drejtësinë që është ende në reformim Bushati thotë se tani më shumë se kurrë “na duhen gjykata të Republikës, ku e drejta mund të kërkohet edhe kundër vetë shtetit”

“Nga drejtësia në proces reformimi pritet një sjellje e re që nuk kufizohet vetëm tek pastrimi i radhëve të saj nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Proces, që ka vështirësitë e veta, por që vijon edhe falë mbështetjes të partnerëve tanë SHBA dhe BE. Tani më shumë se kurrë na duhen gjykata të republikës, ku e drejta mund të kërkohet edhe kundër vetë shtetit. Na duhen magjistratë me integritet, në gjendje për të dhënë drejtësinë e munguar”, thuhet në postimin e Bushatit në rrjetet sociale.

Duke nderuar kujtimin e katër viktimave, ai thotë më tej se “drejtësia është garancia e vetme, por e heshtur përtej premtimeve të zhurmshme të politikës”.

POSTIMI I PLOTE I BUSHATIT

Një dekadë drejtësi e munguar!

21 Janari i vitit 2011 mbetet një njollë turpi në historinë e tranzicionit demokratik të Shqipërisë teksa shteti vrau katër protestues të pafajshëm. Për fat të keq, një dekadë më pas, drejtësia nuk është vendosur.

Nga drejtësia kërkohet me forcë që të arrnojë vrimat të cilat shkaktohen nga erozioni i normave. 21 Janari i vitit 2011, përveçse tragjik për fatin e katër protestuesve, nxorri nga skutat e ndërgjegjjes njerëzore instikte primitive, ku politikanë, propagandistë e madje televizione kombëtare u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror, duke relativizuar jetët njerëzore të humbura, e duke tentuar përmbysjen e hiearkisë së vlerave që janë indi lidhës i çdo shoqërie. Prandaj, zbatimi i detyruar i së drejtës shtrëngon në radhe të parë politikën për të mos harruar e kapërcyer vijat e kuqe dhe ndihmon në ripërtëritjen e virtyteve, të cilat janë parakushte për rendin ligjor demokratik.

Nga drejtësia në proces reformimi pritet një sjellje e re që nuk kufizohet vetëm tek pastrimi i radhëve të saj nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Proces, që ka vështirësitë e veta, por që vijon edhe falë mbështetjes të partnerëve tanë SHBA dhe BE. Tani më shumë se kurrë na duhen gjykata të republikës, ku e drejta mund të kërkohet edhe kundër vetë shtetit. Na duhen magjistratë me integritet, në gjendje për të dhënë drejtësinë e munguar.

Vlera e vërtetë e drejtësisë për një shoqëri nuk mund të llogaritet asnjëherë. Krijimi, forcimi dhe transmetimi i normave pa të cilat ne nuk mund të realizojmë jetën e përditshme, masa e drejtësisë, arsyeshmërisë, faljes dhe tolerancës, pra, ajo që në një masë të konsiderueshme duhet të përbëjë kulturën tonë normative, nuk ka vlerë në shifra. Drejtësia është garancia e vetme, por e heshtur përtej premtimeve të zhurmshme të politikës.

Ndaj në këtë përvjetor të dhjetë të 21 Janarit 2011, teksa nderojmë kujtimin e katër protestuesve të vrarë nga dora e shtetit, përtej ligjërimit politik të ditës, na duhet të rrisim presionin publik për të transformuar pushtetin gjyqësor nga një pushtet i zbehtë dhe i korruptuar në një forcë aktive, shërbimi i të cilit e mbështet shtetin, shoqërinë dhe forcon kohezionin shoqëror.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.