Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryebashkiaku i Kavajës preket nga COVID-19: Nisa menjëherë izolimin, mos humbni vigjilencën!

16:44 / January 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kavajë Redjan Krali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku përmes një postimi në ‘Facebook’.

Ai bëri me dije se ka shfaqur simptoma të lehta, ndërsa po merr trajtim mjekësor me këshillën e mjekëve.

MESAZHI I KRALIT
Që në ditët e para të pandemisë #COVID19, për shkak të detyrës time dhe kontaktit me shumë njerëz gjatë ditës së punës, edhe në simptomat më të lehta dyshuese, i jam nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme.
Aq shpesh sa përgjigjet e vazhdueshme negative që merrja më patën dhënë njëfare qetësie e sigurie, e cila në fakt nuk duhet marrë asnjëherë si e mirëqenë.
Sot, testi im rezultoi pozitiv. Deri tani, simptomat janë fare të lehta dhe po ndjek në letër këshillat profesionale të doktorëve tanë të nderuar që kanë qenë dhe janë të pakursyer në misionin e tyre.
Institucioni përkatës po merret me kontaktimin e gjithë personave që kanë qenë afër meje ditët e fundit dhe të cilët do t’i nënshtrohen gjithashtu tamponit, duke nisur nga familja ime. Nisa menjëherë izolimin 14- ditor. Gjatë kësaj kohe ekipi i bashkëpunëtorëve të mi do merret me ndjekjen e mbarëvajtjen e çdo pune dhe projekti të Bashkisë. Një falenderim zemre për këdo që është interesuar për shëndetin tim dhe një këshillë të sinqertë për të mos e humbur asnjëherë vigjilencën e për të mos neglizhuar asnjë simptomë. Sfida me virusin vazhdon dhe forca e tij goditëse gjithashtu. Të ruajmë veten dhe të afërmit tani deri në përfundimin e procesit të shumëpritur të vaksinimit për të cilën Qeveria Shqiptare po kujdeset me aq përkushtim.
Faleminderit dhe shëndet për të gjithë!

Kavajë Redjan Krali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.