Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manastirliu i “shpëton” SPAK-ut: U verifikua për blerjen e kiteve dhe respiratorëve, por dyshimet janë për anëtarët e komisioneve

20:25 / January 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ogerta Manastirliu është verifikuar për një kohë të gjatë nga prokurorët antikorrupsion, por në përfundim SPAK nuk e gjeti në shkelje sa i takon ngritjes së dy komisioneve të cilat u angazhuan për blerjen e kiteve për testet covid dhe për blerjen e respiratorëve.

Për të dyja këto tenderime komisionet dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën pasi këto njësi janë blerë përtej vlerës reale të tregut ndërkombëtar.

Por sipas burimeve pranë SPAK, hetimi i deritanishëm ka provuar se kitet e testeve për covidin dhe respiratorët janë blerë me çmime tre herë më të lartë se sa tregu real.

Një test sipas SPAK është blerë nga 6 deri në 9 dollarë ku duhet të shtohen edhe kostot e transportit , pagesave doganore dhe shpenzimeve të tjera.

Nga një sërë veprimesh hetimore burimet e SPAK tregojnë për TCH se shkresat doganore vërtetojnë se si kompania e cila u përzgjodh fituese importoi përmes një kompanie tjetër nga Korea e Jugut ngarkesën me 20 paketa me 50 kite secili.

Komisioni i ngritur në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga covid dyshohet se nuk ka verifikuar çmimet e kiteve në çmimet e botuara, por i është referuar vetëm ofertave të paraqitura nga operatorët ekonomike.

Edhe për 54 respiratorët ,me një çmim 6400 euro secili , vlera e tyre rezulton tre herë më e lartë se tregu ndërkombëtar.

Në këtë mënyrë pohojnë burimet e prokurorisë krijohen dyshime se anëtaret e dy komisioneve kanë shpërdoruar detyrën.

Por sa kohë Manastirliu nuk është personi që autorizoi fillimin e procedurës , dhe as nënshkroi kontratat e lidhura, SPAK nuk ka kompetencë të hetojë më tej .

Sa më sipër krijohen dyshime se sipas Prokurorisë së posaçme për anëtarët e komisioneve që pritet t’i kalojnë për kompetencë prokurorisë së kryeqytetit për dyshimet e shpërdorimit të detyrës.(TCH)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.