Dy persona kanë tentuar të vjedhin një banesë në fshatin Zik Xhafaj në Kavajë, ku goditën me sende të forta pronarin e shtëpisë.
Menjëherë pas kësaj, ata janë larguar. Por mbetet e paqartë nëse kanë grabitur ndonjë send me vlerë nga shtëpia.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.