Detaje të reja dalin nga hetimet në shtetin italian për vrasjen e çiftit Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të masakruar në valixhe pas 5 vitesh nga vrasja.
Mësohet se në hetim është vënë dhe djali i çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, Taulanti. Kujtojmë se si autore e krimit të rëndë, dyshohet se është ish-e dashura e djalit të çiftit, Elona Kalesha, e cila nga burgu ka fajësuar për ngjarjen horror Taulant Pashon.
Mediat italiane raportojnë se Taulant Pasho, i cili është shpallur në kërkim, është vënë nën hetim pas krahasimit të rezultateve të ADN. Po ashtu nën hetim është dhe vëllai i Elona Kaleshës.
