Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha publikoi videon e familjes në nevojë, Rama publikon reagimin e kryefamiljarit: Do ta hedh në gjyq (VIDEO)

16:19 / January 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qosja rama basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së Lulzim Basha publikoi videon e një prindi që kërkonte ndihmë, pasi jetonte në skamje.

Por, Rama e ka përgënjeshtruar videon e publikuar nga Basha, me një video tjetër.

Babai i dy jetimëve Agim Qosja, ka thënë se nuk e kishte pritur që Basha do të nxirrte videon e tij, e cila është bërë para tre vitesh kur kishte kërkuar ndihmë nga hoxhë Elvis Naçi.

Ai ka thënë në videon e Ramës se ajo video që është publikuar pa leje nga Basha dhe kjo çështje do të ndiqet në rrugë ligjore.

Kryefamiljari ka thënë se si mund të bëhet kryeministër një person që mashtron me video që nuk janë ekskluzive të tij.

Ai është shprehur se ndjehet mirë, është në punë dhe fëmijët janë tre vite më të mëdhenj.

“PA KOMENT dhe me keqardhje për çka mund ta shihni e ta gjykoni vetë!

*kujdes nga helmi i dizinformimit”,- shkruan Rama bashkëngjitur videos.

“Nuk mund përdoren për qëllime politikë, një video e dy jetimëve. Si mund të bëhet Kryeministër një person që merret me dy jetimë? Këtë do e ndjekë edhe në rrugë ligjore, do padisë Bashën pasi kjo nuk është më gjendja ime reale që kur shtëpia në është rikostruktuar nga Elvis Naçi dhe nga komuna na kanë ndihmuar me librat e fëmijëve sot dhe vetë jam në punë. Nuk është politikan një njeri që merret me jetimet dhe video të së kaluarës. Jam ndjerë shumë keq dhe nuk dija gjë. Më thotë një shok që është publiku fëmija dhe u habita pasi ajo është shumë kohë më parë. Më ka rikthyer në mendje një gjë shumë të hidhur për mua dhe fëmijët, në një kohë që unë luftoj e punojë që fëmijët ta harrojnë atë periudhë të vështirë dhe këto ma rikujtojnë”,- tha kryefamiljari Agim Qosja. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.