Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka reaguar lidhur me përgjimet e “Ndragheta” ku përmendet dhe një eurodeputet i përfshirë dhe zyrtarë në Shqipëri.
Balla tha se eurodeputeti që përmendet është mik i Lulzim Bashës.
“Eurodeputeti që përmendet është një mik i vjetër i Lul Bashës, shkoni pyeteni e ka pasur në zyrë, e ka takuar në Bruksel e Romë, e mund t’ju sqarojë për këtë çështje. Meqë bëhet fjalë për një eurodeputet me emër, pyeteni”, tha ai.
Balla shtoi se përshëndet verifikimet përkatëse që do të bëjë SPAK dhe se “duhet ti shkojë pa dyshim deri në fund kësaj çështje, por po ju them që është çështje që po hetohet nga organet e drejtësisë së vendit fqinj”.
