Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shkencëtarët tregojnë çfarë gjetën në trurin e vrasësit më të tmerrshëm, veprimet e tij shokuan mbarë botën

10:51 / January 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 600e85f054202
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ted Bundy dukej në pamje të parë një djalë normal, i sjellshëm dhe i pashëm. Ai ishte student për drejtësi dhe madje punonte në një linjë që ndihmonte personat të cilët mendonin vetëvrasjen. Por, në fakt, ai ishte një përbindësh që vrau dhe masakroi të paktën 36 vajza, duke u bërë ndoshta vrasësi serial më i tmerrshëm në histori.

Ai u ekzekutua në këtë ditë, 32 vite më parë. Por, edhe sot, veprimet makabre të tij në vitet ’70 nuk janë harruar. Pasi i vriste, ai i fshihte viktimat e tij dhe kthehej në vendin e krimit për të kryer marrëdhënie seksuale me kufomat. Ai nuk kthehej më tek ato vetëm kur kufoma niste të dekompozohej ose e kishin ngrënë kafshët e egra.

640 0 600e85f9777e2

Ted Bundy ka rrëfyer se madje ka ngrënë edhe pjesë të trupit të viktimave, në mënyrë që vajzat “t’i zotëronte përgjithmonë dhe të bëheshin pjesë e tij”.

Vrasësi i pashpirt thoshte se ishte i varur nga vrasja: “Është si një valë që më përfshin trurin dhe mua më vjen të përdhunoj dhe të vras. E kam si drogë”.

Pasi u ekzekutua në karrige elektrike në 24 janar 1989, shkencëtarët iu futën punës për të gjetur “valën” që mund ta bëjë një njeri të kryejë veprime kaq makabre ndaj njerëzve të tjerë. Ata i hoqën trurin kufomës së Ted Bundy dhe bënë disa eksperimente për të përcaktuar me saktësi arsyet pse ai kreu këto krime të tmerrshme.

Por, ekzaminimet e shpeshta të trurit të Ted Bundy treguan se ai ishte tru shumë normal, pa dëmtime apo deformime.

Eleanor Rose, nëna e njërës prej viktimave, ditën kur Bundy do të ekzekutohej, u shpreh: “Për gjithçka që ai u ka bërë atyre vajzave, rrahjet, mbytjet, torturat, poshtërimin e trupave, karrigia elektrike më duket shumë pak për të”./a2cnn

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.