Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ju rëndon koka kur nuk e keni pirë kafen në mëngjes? Ja arsyeja

12:33 / January 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kafeja 750x500 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është zakoni i secilit prej nesh sapo ngrihemi në mëngjes. Mund të shmangim me siguri vaktin e mëngjesit por kurrsesi kafen.

Pothuajse të gjithë ata që konsumojnë kafe rregullisht janë të varur prej saj.

Sigurisht, ajo është e shijshme. Në mëngjes, ajo është zgjimi i vërtetë pavarësisht sa herët mund të jesh ngritur nga shtrati.

Megjithatë, të gjithë ata që nuk pinë kafen e tyre rregullisht e dinë se pësojnë disa efekte të pakëndshme anësore gjatë ditës siç është specifikisht dhimbja e kokës.

Dhe vërtetë, duket sikur në një moment do të të plasë koka.

Zakonisht, ky fenomen është më i shpeshtë tek femrat por përgjithësisht i prek të gjithë.

Studimet shkencore tregojnë se ka një lidhje mes natyrës së varësisë së shkakton kafja dhe dhimbjes së kokës në momentin kur organizmi nuk merr “dozën” ditore të saj, siç është mësuar rregullisht.

Në momentin kur ju nisni të konsumoni kafen rregullisht, lehtësisht ju bëheni të varur prej saj.

Dhe nëse një ditë për arsye të ndryshme nuk arrini ta pini në kohë siç e konsumoni rregullisht sigurisht do ndiheni sikur nuk po funksiononi rregullisht.

Varësia dhe si ndikon kafja në organizëm

Nëse kafja ju bën të ndiheni më mirë, ju rrit përqëndrimin ka një shpjegim sa shkencor aq edhe mjekësor mbi efektet e njërës prej pijeve më të konsumuara në botë.

Por çfarë ndodh vërtetë kur ne konsumojmë kafe rregullisht?

Kafeina përcillet direkt receptorët e trurit duke vepruar kundër një neurotransmetuesi i quajtur adenozinë.

Kjo lloj lënde, pra adenozina ndikon që përgjithësisht ju të jeni të qetë.

Si rezultat, kur kafeina shkon në receptorët e trurit, ky i fundit nis të veprojë duke prodhuar edhe më shumë lëndën e adenozinës ndërsa lufton efektet stimuluese të kafeinës.

Pra, nëse për ndonjë arsye filloni të zvogëloni sasinë e kafeinës që normalisht merrni përditë trupi juaj do të prodhojë më shumë adenozinë, e për rrjedhojë ju do të ndiheni më të përgjumur dhe do të keni dhimbje koke.

Konkretisht, kafeina vepron si antagonist i receptorit të adenozinës.

Aktiviteti i sistemit nervor ngadalësohet kur adenozina lidhet me receptorët e saj, duke shkaktuar përgjumje. Kafeina e pengon këtë lidhshmëri.

Pra, sa më shumë kafeinë të merrni aq më shumë adneozinë truri do të prodhojë, dhe në momentin kur ju nuk do ta merrni dozën ditore të kafeinës, sasia e adenozinës së prodhuar do t’ju përgjumë duke ju shkaktuar dhimbje koke përgjatë gjithë ditës. /AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.