Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lirimi i trafikantit Naser Gashi, shpallet në kërkim shefi i Komisariatit të Kukësit

16:56 / February 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1548756971 nasergashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka arrestuar një person për skandalin e lirimit të trafikantit Naser Gashi. I arrestuari është Kujtim Spahiu, ndërsa në kërkim është shefi i Komisariatit të Kukësit, Agim Basha.

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për 2 punonjës policie, ndërsa për 2 të tjerë masën “Detyrim paraqitjeje”. Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme SHÇBA në kuadër të procedimit penal të datës 25 janar 2019, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kreu ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për punonjësit e policisë:

Ferdinand Gjeta, me detyrë Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Kukës, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore”. Por Gjykata revokoi masën pasi ishte përfshirë padrejtësisht në këtë çështje. Ajo e liroi duke e shpallur të pafajshëm.

Agim Basha, në detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, për veprën penale të “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 139/ç i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ai është shpallur në kërkim, pasi megjithë kërkimet nuk është ndaluar ende;

Kujtim Spahia, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Kukës, për veprën penale të “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë”, dhe “Falsifikim të dokumenteve, me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”;

Shkëlzen Ibaj, me detyrë specialist në Sallën e Komandimit në DVKM, Kukës, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.


Komisariatit të Kukësit Kujtim Spahiu Naser Gashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunohet Ilir Demalia, analisti: Sulmi nuk lidhet me motive politike

13:22 / July 1, 2026

Spitali i Traumës jep përditësimin: 5 të plagosur dalin nga spitali, dy pacientë mbeten në Reanimacion

09:54 / July 1, 2026

Atentati në Pogradec, zbulohet kamera e vendosur pranë burgut të Drenovës për të monitoruar objektivin

09:36 / July 1, 2026

Pogradec/ Dyshohet se humbi kontrollin e automjetit, ndërron jetë 32-vjeçari

20:41 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.