Ansa raporton se kryeministri italian Giuseppe Conte ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen duke ua komunikuar sot vendimin ministrave të kabinetit të tij.
Falënderoj çdo ministër, për çdo ditë të këtyre muajve që qeverisëm së bashku”, i tha Kryeministri kabinetit të tij.
Vendimi i tij është kaluar në Këshillin e Ministrave, ku po diskutohet.
Conte pas dorëheqjes do të tentojë një rimandatim për formimin e qeverisë së re.
Përpara një jave Conte e përballoi për fije mocionin e votëbesimit në senat me 156 vota. Me humbjen e shumicës absolute të 161 votave, qeveria e tij u dobësua ndjeshëm.
Conte si rrjedhojë u bëri thirrje të pavarurve dhe deputetëve të qendrës në senat, që të hyjnë në qeverinë e tij të pakicës. Por shumë pak syresh iu përgjigjën thirrjes së tij.
