Policia njoftoi sot për një plagosje që ndodhi pak më parë në Vlorë. Objektivi i plumbave ka qenë Marion Mitro, i cili më parë është hetuar si pjesë e bandës së tritolit të Julian Sinanajt, bën të ditur ABC News.
Mitro akuzohet gjithashtu se ishte personi që i buri bombën poshtë makinës ish-Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi e cila u zbulua brenda gardhit të kryeministrisë, ku ai kishte shkuar për një takim.
