Ministri i Mbrojtjes, Niko Pleshi ka bërë me dije ditën e sotme se rreth 558 efektivë të Forcave të Armatosura janë në terren në ndihmë të qytetarëve për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq.
“Forcat e Armatosura vazhdojnë punën në terren në ndihmë të komunitetit në zonat ku janë hasur problematika si pasojë e reshjeve apo rrëshqitjes së dherave.
Gjatë këtyre ditëve në zonën e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Pukës, Elbasanit, Fierit janë angazhuar 445 trupa nga Forcat e Armatosura dhe rreth 143 të kalueshmërisë së lartë apo në ndihmë të lundrimit në zonat me prezencë uji.” Shkruan ministri në Facebookun e tij.


