Një 30-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi mjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me një kamion. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Fier-Patos.
NJOFTIMI
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
