Policia e Vlorës bën të ditur se viktima 23-vjeçare Anxhela Capo, që ndërroi jetë në vendngjarje në aksidentit tragjik mbrëmjen e të martës në aksin rrugor Vlorë-Fier ishte pasagjere në mjet.
Ndërkohë në pranga është vënë 22-vjeçarja që drejtonte mjetin Silvana Muho.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe.
Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases S. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMë” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi N. M., 53 vjeç.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
