Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero është infektuar me COVID-19, ndërkohë që vetëm më 11 janar ai mori dozën e parë të vaksinës Pfizer.
Lajmi konfirmohet nga A2CNN që ka kontaktuar me mjekun e njohur. Ai është shprehur se gjendja e tij është e mirë dhe se i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta si dhimbje koke.
Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës. Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama.
