Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputetët “ankohen”, në 5 muaj vetëm 10 subjekte në procesin e vetting-ut në polici

20:50 / January 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët e mazhorancës kritikuan punën e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për vetting-un në polici. Ecuria tejet e ngadaltë e procesit bëri që deputeti socialist Sadi Vorpsi të kërkojë edhe ndryshim të ligjit.

Në 1 vit e dy muaj punë, vetting-u në polici ka prodhuar vetëm 32 vendime, ndërsa 7 subjekte të tjerë janë në proces. Këto shifra nuk i kënaqin deputetët e mazhorancës, të cilët kërkojnë zgjidhje të situatës:

“Nuk mund të shkojë pafundësisht kjo punë. Me këto ritme, ju duhen 10 vjet për 250 subjekte. Besoj se duhen ndryshime në ligj për të zgjidhur këtë situatë”.

Edhe për kryetaren e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Ana Kapaj, diçka e tillë është shqetësuse: “Unë e shikoj punën dhe nuk mund të them që komisionerët nuk punojnë. Të gjithë janë të shqetësuar për ngadalësinë e procesit”.

Kapaj tha se problem për ecurinë vijon të jenë vonesat si pasojë e procedurave për marrjen e informacionit me institucione si Agjensia Kombëtare e Kadastrës apo mungesa në staf.

Një tjetër problem që u evidentua në mbledhjen e nënkomisionit ishte dhe mungesa e një juristi të dedikuar për të ndjekur proceset e ankimeve të KJV-së në Gjykatën Administrative të Apelit si dhe mospagesa e psikologëve që asistojnë vetting-un në polici.

Polici vetting
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.