Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tërhiqet qeveria, sigurimi i makinave “në dorë” të kompanive

21:38 / January 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kontrolli teknik i makinave 727x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projektligji për sigurimin e automjeteve në bazë të historikut të aksidenteve është dorëzuar në Kuvend. Qeveria është tërhequr nga varianti i parë sipas të cilit zbatimi i këtij sistemi ishte i detyrueshëm duke e lënë në dorë të kompanisë, zbatimin e sistemit të njohur si bonus-malus. Në nenin 7 të projektligjit theksohet se, shoqëria e sigurimit mund të përfshijë këtë sistem në përcaktimin e tarifave të sigurimit.

Sistemi “Bonus-Malus” parashikon që një kompani të ofroj çmime më të ulta siguracioni për drejtuesit e rregullt të automjeteve. Pritet të penalizohen ata që janë përfshirë në aksidente. Këta drejtues do të paguajnë më shtrenjtë policën e sigurimit.

Sistemi “Bonus-Malus” ka dhënë efekte pozitive në të gjitha vendet ku është zbatuar. Rezulton se ka ndikuar në uljen e numrit të aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve, por, në Shqipëri, zbatimi do të mbetet në dëshirën e kompanive të sigurimit.

Ligji ka pësuar dhe një tjetër ndryshim, përcaktohet afatit për dëmshpërblimin e dëmeve. Pagesa e dëmshpërblimit ndaj personit duhet të bëhet nga kompanitë brenda 90 ditëve, ndërsa për dëmet e pronave propozohet 30 ditë.

Për dëmshpërblime deri në 100 mijë lekë, përcaktohet një afat prej 14 ditësh për kompensimin.

Sigurimi i detyrueshëm i automjeteve në Shqipëri zë pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve në vend. Vetëm gjatë 2020 në vend shuma totale e sigurimit të makinave vlerësohet të jetë 9.4 mld lekë në total.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Zjarret në Himarë dhe Fier, reagon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

12:53 / September 5, 2026

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.