Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti i Transparency International për korrupsionin, ja ku renditet Shqipëria

08:46 / January 28, 20217 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
630 360 1465375797 2565 transparency international
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti 2020 solli një tablo të zymtë përsa i takon korrupsionit në botë, ku shumica e vendeve ka bërë pak ose aspak përparim në drejtim të luftës ndaj kësaj dukurie.

Në raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, organizata Transparency International thotë se korrupsioni jo vetëm minoi përgjigjen globale ndaj pandemisë COVID-19, por kontribuoi në një krizë të vazhdueshme të demokracisë. Sipas Transparency International, dy të tretat e vendeve ose kanë mbetur në vend ose kanë pësuar rënie përsa i takon luftës kundër korrupsionit. Shqipëria dhe Kosova kishin 36 pikë në një sistem llogaritjeje të indeksit ku 100 pikë do të thotë mungesë korrupsioni dhe zero, korrupsioni më i lartë.

Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem madhor në Shqipëri dhe Kosovë, që pengon përparimin demokratik dhe frenon aspiratat e qytetarëve për një jetë më të mirë, sipas Transparency International.

Krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria ka një pikë më shumë, ndërsa Kosova nuk ka ndryshuar numër pikësh, por të dyja vendet janë në grupin e vendeve me korrupsion të lartë dhe pa përparim në luftën kundër tij.

Shqipëria është dy vende më lart sesa vitin e kaluar, ndërsa Kosova tri vende më poshtë, por vetë organizata u kushton më shumë rëndësi pikëve.

“Metodologjia jonë e vë theksin më shumë tek rezultatet e vendeve ndërsa renditjet janë gjithmonë relative dhe varen nga ecuria e vendeve të tjera”, thotë për Zërin e Amerikës Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në këtë organizatë.

Zonja Prokic thotë se ngecja në këtë nivel për pothuajse një dekadë tregon mangësitë në sundimin e ligjit.

“Pa këtë sundim funksional të ligjit, institucionet nuk janë në gjendje të punojnë në mënyrë efektive dhe të ndjekin rastet e korrupsionit”, thotë ajo.

Zonja Prokic thotë gjithashtu se ajo që ndikon tek mungesa e përmirësimit është ndikimi politik mbi sistemin gjyqësor, mungesa e kapacitetit të institucioneve dhe mungesa e pavarësisë së institucioneve gjyqësore kryesisht për të proceduar rastet e korrupsionit.

Këto dukuri thotë ajo, i sheh si në Shqipëri, edhe Kosovë, po ashtu si edhe prirjen për mungesë transparence kur bëhet fjalë për prokurimet publike.

“Dhe nuk flas vetëm për procesin e prokurimit kur tenderët shpallen dhe vendosen, por kjo vlen edhe për menaxhimin e kontratave publike. Është shumë e rëndësishme që kjo të bëhet në një mënyrë transparente dhe të sigurojmë që këto kontrata të mos merren vetëm nga kompanitë që janë pranë vendim-marrësve në institucionet shtetërore”, thotë ajo.

Një nga aspektet që ka analizuar për vitin 2020, Transparency International është edhe lidhja mes shkeljeve të standardeve demokratike në përgjigjen ndaj COVID-19-ës dhe nivelit të korrupsionit në vend. Sa më i lartë korrupsioni, aq më të larta shkeljet.

Shqipëria

Raporti i këtij viti ka analizuar se si gjithë këto mangësi janë reflektuar edhe tek pasojat për COVID-in dhe Transparency International ka ndeshur probleme në këtë drejtim në Shqipëri.

“Kemi vërejtur shqetësime në lidhje me transparencën edhe në prokurimin publik të lidhur me COVID-in. Dhe kjo është diçka që me të vërtetë meriton shumë vëmendje nga ana e qeverisë. Do të ishte shumë inkurajuese nëse qeveria të reagonte për ato shqetësime”, thotë zonja Prokic.

Por shqetësimet shtrihen përtej zbatimin e rregullave anti-korrupsion.

“Kanë të bëjnë edhe me trajtimin e shoqërisë civile dhe trajtimin e mediave të pavarura dhe gazetarëve investigative. Jemi dëshmitarë që pretendimet e tyre shpesh hidhen poshtë dhe se ata trajtohen si një lloj opozite në vend që të shihen si një faktori korrigjues në shoqëri”.

Duke iu referuar paketës anti-shpifje, zonja Prokic thotë se është një çështje shumë e ndjeshme dhe se këto veprime kanë ndikim tek lufta kundër korrupsionit.

“Ato jo vetëm që shkelin lirinë e shprehjes së qytetarëve, por gjithashtu frenojnë, ose më saktë kanë një efekt frikësues dhe paralizues tek njerëzi që ndoshta mund të vendosnin të raportonin raste korrupsioni ose të paraqisnin prova për akuzat për korrupsion”, thotë zyrtarja e Transparency International.

Kosova

Dallimi për Kosovën, thotë zonja Prokic është tek të veçantat e zhvillimeve politike atje.

“Situata në Kosovë është vërtet e mbingarkuar me çështje që janë thellësisht politike dhe kjo ka çuar mendoj në ngecje të përpjekjeve anti-korrupsion”, thotë ajo.

Ajo shton se kuadri institucional dhe ligjor po formohet dhe kjo jep arsye për një optimizëm të matur.

“Por që të mund të themi se vendi me të vërtetë po përpiqet të bëjë ndryshime të thella, duhet të shohim që ato ligje po zbatohen dhe institucionet janë plotësisht funksionale. Dhe kjo akoma, për fat të keq mungon”, thotë ajo.

Si Kosova, edhe Shqipëria kanë vend për përmirësim kur bëhet fjalë për liritë e medias, lirinë e shprehjes, lirinë e tubimit dhe shoqërinë civile.

“Niveli i demokracisë është I lidhur ngushtë me efektivitetin dhe suksesin në luftën kundër korrupsionit”, thotë zonja Prokic.

Tipare dhe sfida të përbashkëta në rajon

Bosnje-Hercegovina ka pësuar një rënie prej shtatë pikësh që prej vitit 2012 dhe kështu përbën rast shqetësues në rajon. Edhe Serbia ka pësuar një rënie prej katër pikësh.

Por kjo nuk do të thotë që ato janë shumë më keq se vendet e tjera. Edhe me këtë rënie, Serbia ka 38 pikë, dy pikë më shumë se sa Shqipëria dhe Kosova, ndërsa Bosnje-Hercegovina ka 35 pikë, një pikë më pak se Shqipëria dhe Kosova, pra statistikisht është pothuajse i njëjti nivel. Edhe Maqedonia e Veriut ka 35 pikë.

Por rënia graduale ose ngecja në vend në Ballkanin Perëndimor ka pasoja që shkojnë përtej abstraksionit të normave demokratike.

“Kur qytetarët nuk shohin përmirësim në luftën kundër korrupsionit, ata nuk shohin perspektivë për të ardhmen e tyre. Dhe për fat të keq vendet e rajonit janë gjithashtu ndër vendet me rrjedhje më të madhe të trurit në shkallë globale”, thotë zonja Prokic.

Duhet që institucionet të bëhen më efektive që qytetarët të bëhen më optimistë, thotë ajo.

Një pikë tjetër ku e vë theksin zonja Prokic është hendeku mes adoptimit të një kuadri legjislativ dhe zbatimit të tij. Madje ajo thotë se ky hendek është refkektuar në indeksin e përvitshëm të Transparency International.

Vitet kur rezultatet ishin më të larta për këto vende, ishin ato kur po ngriheshin institucione ose po bëheshin ndryshime të rëndësishme legjislative të parashikuara për për sisteme më të forta kontrolli midis pushteteve, ose për legjislacion më të fortë anti-korrupsion dhe kornizë zbatimi.

“Dhe tani shohim tendencën e rënies ose ngecjes e cila është një mënyrë tjetër për të mos përparuar, por që lidhet me mungesën e zbatimit. Kur mungesa e zbatimit të ligjeve që janë relativisht të mira është aq e përhapur, duhet të pyesim veten nëse qeveritë po e marrin seriozisht këtë çështje”, thotë zonja Prokic.

Ajo shton raportet e progresit të Komisionit Evropian nxjerrin në pah këtë element si shumë domethënës.

Dhe aspekti tjetër është mungesa e balancës dhe ndarjes së pushteteve dhe një ndikim shumë të fortë të degës ekzekutive mbi degën legjislative dhe mbi gjyqësorin.

“Për të pasur sukses në luftën kundër korrupsionit, është e nevojshme që secila prej degëve të pushtetit të jetë në gjendje të kontrollojë të tjerat, që mediat të jenë të lira dhe shoqëria civile të jetë e lirë në rolin e saj të vëzhguesit dhe që qeveritë dhe ekzekutivi të vënë në zbatim ligjet dhe jo të përpiqen të frenojnë zërat e kritikëve”, thotë zyrtarja e Transparency International./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026

Dosja e ndarë e Veliajt, gjykata e posaçme jep vendimet për disa të pandehur në 25 nëntor

15:45 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.